Dega e OVL-UÇK-së në Gjakovë njofton se nën përkujdesjen e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj me 26 korrik 2018 mbahet akademi përkujtimore në 20 vjetorin e rënies së heroit të kombit Shaban Golaj – Komandant i Njësisë Speciale të Rekës së Keqe. Homazhet do të bëhën nga ora 11:00 në fshatin Sheremetaj. Ndërsa zbulimi i plakës përkujtimore do të bëhet tek vendi i rënies në Kallavaj në ora 11:30. Kurse akademia përkujtimore fillon në ora 17:00 në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë.
