leoni

Adem Demaci

Më 26 shkurt të vitit 1936 lindi Simboli i Rezistencës kombëtare shqiptare, Adem Demaçi

Më 26 shkurt të vitit 1936 lindi Simboli i Rezistencës kombëtare shqiptare, Adem Demaçi. Ai u lind në Prishtinë, në një familje  me prejardhje nga fshati Lupç i Besianës.  Në vitin 1958 është dënuar 5 vjet me burg për shkak të shkrimeve dhe bindjeve  të tij, politike e atdhetare. Në vitin 1963 ka themeluar në Prishtinë organizatën e quajtur “Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve”, me program unik kombëtar të çlirimit dhe bashkimit të trojeve shqiptare në një shtet të vetëm. Kjo Lëvizje kishte arritur të zgjerohej në shumë qendra të Kosovës, por edhe në trojet e tjera shqiptare nën pushtimin Jugosllav. Për shkak të vazhdimit të  aktivitetit atdhetar, Adem Demaçi në vitin 1964 dënohet 15 vjet burg. Edhe në vitin 1975 regjimi jugosllav e kishte dënuar 15 vjet burg. Demaçi ka mbajtur rreth 28 vjet burg gjatë kohës së regjimit të RSFJ-së.

Pas lirimit nga burgu në vitin 1990, Adem Demaçi udhëhoqi Këshillin për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, në Prishtinë  deri në vitin 1995. Në vitin 1991 u nderua nga Parlamenti Evropian me Çmimin Saharov. Gjatë periudhës së viteve 1998- 1999 ka qenë  zëdhënës politik i UÇK-së, në zyrën e tij,  në Prishtinë. Pas luftës, ishte tejet aktiv në jetën shoqërore, por nuk iu ofrua  ndonjë pozitë zyrtare, në Shtetin e Kosovës, së cilës ia kishte kushtuar tërë jetën. Në vitin 2012, Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës  ka botuar kompletin i veprave të tij në dhjetë libra.  Në vitin 2016 Adem Demaçi me disa veprimtarë ish të burgosur politikë, themeloi TV-Diellin, por meqë ndërkohë ishte sëmurë familja e tij i tërhoqi mjetet, të cilat ai i  kishte investuar në këtë medium. Ideja e themelimit të TV-Dielli, ishte mbështetur fort nga disa besnikë të tij, ish bashkëvuajtës nëpër burgjet jugosllave, dhe, ka më shumë se gjashtë vjet që është bërë realitet dhe që transmeton program me përmbajtje, kombëtare, arsimore, kulturore,  edukative e shoqërore. (Kalendari Kombëtar: TV-Dielli-RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …