leoni

Adem Demaci

Më 26 shkurt të vitit 1936 lindi Simboli i Rezistencës kombëtare shqiptare, Adem Demaçi

Më 26 shkurt të vitit 1936 lindi Simboli i Rezistencës kombëtare shqiptare, Adem Demaçi. Ai u lind në Prishtinë, në një familje  me prejardhje nga fshati Lupç i Besianës.  Në vitin 1958 është dënuar 5 vjet me burg për shkak të shkrimeve dhe bindjeve  të tij, politike e atdhetare. Në vitin 1963 ka themeluar në Prishtinë organizatën e quajtur “Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve”, me program unik kombëtar të çlirimit dhe bashkimit të trojeve shqiptare në një shtet të vetëm. Kjo Lëvizje kishte arritur të zgjerohej në shumë qendra të Kosovës, por edhe në trojet e tjera shqiptare nën pushtimin Jugosllav. Për shkak të vazhdimit të  aktivitetit atdhetar, pas daljes nga  Adem Demaçi në vitin 1964 dënohet 15 vjet burg. Edhe në vitin 1975 regjimi jugosllav e kishte dënuar 15 vjet burg. Demaçi ka mbajtur rreth 28 vjet burg gjatë kohës së regjimit të RSFJ-së. Pas lirimit nga burgu në vitin 1990, Adem Demaçi udhëhoqi Këshillin për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, në Prishtinë  deri në vitin 1995. Në vitin 1991 u nderua nga Parlamenti Evropian me Çmimin Saharov. Gjatë periudhës së viteve 1998- 1999 ka qenë  zëdhënës politik i UÇK-së, në zyrën e tij,  në Prishtinë.

Pas luftës, ishte tejet aktiv në jetën shoqërore, por nuk iu ofrua  ndonjë pozitë zyrtare, në Shtetin e Kosovës, së cilës ia kishte kushtuar tërë jetën. Në vitin 2012, Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës  ka botuar kompletin i veprave të tij në dhjetë libra.  Në vitin 2016 Adem Demaçi me disa veprimtarë ish të burgosur politikë, themeloi TV-Diellin, por meqë ndërkohë ishte sëmurë familja e tij i tërhoqi mjetet, të cilat ai i  kishte investuar në këtë medium. Ideja e themelimit të TV-Dielli, ishte mbështetur fort nga disa besnikë të tij, ish bashkë-vuajtës nëpër burgjet jugosllave, dhe, ka më shumë se gjashtë vjet që është bërë realitet dhe që transmeton program me përmbajtje, kombëtare, arsimore, kulturore,  edukative e shoqërore. (RKL TV-Dielli, Kalendari Kombëtar)

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi

Memli Krasniqi, ka ripërsëritur qëndrimin e tij të prerë kundër çdo mundësie të koalicionit me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të fundit, duke vënë në …