20 vjet më parë, më 27 mars të vitit 1999, në orën 8.20 minuta, dy aeroplanë bombardues të Serbisë kishin hedhur tetë arka me bomba të tipit kasetë, nga dy anët e rrugës në një sipërfaqe afër treqind metra prej shtëpisë së Osman Berishës, Asllan Berishës e deri te shtëpia e Mehmet Berishës, në lagjen ku ndodhej selia e Radios-Kosova e Lirë dhe Agjencia e Lajmeve Kosovapress. Kriminelët shtetërorë të Beogradit, Sheshel dhe Ojdaniq paraprakisht ishin zotuar se do ta shkatërronin dhe do ta shuanin zërin, sikur thoshin ata, “të terroristëve” dhe në vendin ku ata kanë transmetuar, do të pinin kafe si dhe do ta ndërtonin një stadium futbolli. Po atë ditë, Radio-Televizioni i Serbisë kishte njoftuar dëgjuesit se ishte bombarduar dhe asgjësuar e ashtuquajtura, “Radio-Kosova e Lirë”. Mirëpo pas dite qysh prej 4 janarit, si zakonisht në orën 16.00 është transmetuar programi ditor i Radios me ç rast iu ka bërë me dije opinionit se bombardimi i Radios nuk na kishte gjetur në gjumë, por në detyrë dhe në istikame të luftës dhe pavarësisht të gjitha sulmeve kurrë nuk do të ngulfatet, as do të ndërpritet zëri i lirisë, jehona e krismave të legjendarit, Adem Jashari dhe të luftëtarëve të lirisë anë e kënd Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …