Më 27 mars 1999, dy aeroplanë bombardues të Serbisë kishin sulmuar vend-ndodhjen e Radios Kosova e Lirë

Më 27 mars 1999, dy aeroplanë bombardues të Serbisë kishin sulmuar vend-ndodhjen e Radios Kosova e Lirë

Më 27 mars të vitit 1999 në orën 8.20 minuta dy aeroplanë bombardues të Serbisë kishin hedhur tetë arka  me bomba të tipit kasetë, nga dy anët e rrugës në një sipërfaqe afër treqind metra prej shtëpisë së Osman Berishës,  Asllan Berishës e  deri te shtëpia e Mehmet Berishës.  Kriminelët shtetërorë të Beogradit, Sheshel dhe Ojdaniq paraprakisht ishin zotuar se do ta shkatërronin  dhe do ta shuanin zërin, sikur thoshin ata, “të terroristëve” dhe në vendin ku ata kanë transmetuar, do të pinin  kafe si dhe do ta ndërtonin një stadium futbolli. Po atë ditë, Radio-Televizioni i  Serbisë kishte njoftuar dëgjuesit se ishte bombarduar dhe asgjësuar e ashtuquajtura, “Radio-Kosova e Lirë”. Mirëpo pas dite qysh  prej  4 janarit, si zakonisht  në orën 16.00 është  transmetuar programi ditor i Radios me ç rast  kemi bërë me dije opinionit se bombardimi i Radios  nuk na kishte gjetur në gjumë,  por në detyrë dhe në istikame të luftës dhe pavarësisht të gjitha sulmeve  kurrë nuk do të ngulfatet, as do të ndërpritet zëri i lirisë, jehona e krismave të legjendarit,  Adem Jashari dhe të luftëtarëve të lirisë anë e kënd Kosovës.

Prej 27 marsit të vitit 1999, kur nga bombardimi i avionëve serbë  u martirizua, Elbasan Jakup Berisha, 16-vjeçar, vëllai i katër motrave, dhe morën plagë tetë anëtarë të tjerë të kësaj familjeje, nuk u ndërpre sulmi sistematik i forcave serbe kundër Radios, e cila identifikohej lehtë përmes antenave të saj. Disa ditë më vonë,  në përpjekje të forcave serbe për të depërtuar në Rrafshnaltë ku përveç Radios dhe Agjencisë ndodhej  edhe Pallati i Qeverisë së Përkohshme, një pjesë e Shtabit të Përgjithshëm, Spitali ushtarak dhe Shtabi i  Brigadës 121, Ismet Jashari Kumanova.

Në mbrojtje të pozicioneve të Rrafshnaltës, të SHP të UÇK-së të institucioneve informative të luftës dhe të popullatës së zhvendosur përreth vend emetimit të Radios dhe të Agjencisë prej 1 prill deri më 11 qershor të vitit 1999, kanë rënë dëshmorë:

ELBASAN JAKUP BERISHA 16-vjeçar, është vrarë nga predhat e bombave kasetë më 27 mars të vitit 1999, gjatë sulmit të dy aeroplanëve bombardues MIG 21 të armatës okupatore jugosllave, afër selisë së Radios.

XHAVIT KELMENDI nga Karaçica, ka rënë dëshmor më 1prill të vitit 1999, në luftë kundër forcave ushtarake serbe në mbrojtje të pozicioneve te UÇK-së në Tërpezë. Ka qenë pjesëtar i njësive speciale të SHP të UÇK-së.

VEZIR KOLSHI, nga fshati Baicë e Kolshit, ka rënë dëshmor më 1 prill 1999, në luftë kundër forcave serbe, në mbrojtje të pozicioneve të UÇK-së, në Tërpezë. Ka qenë pjesëtar i njësive speciale të SHP të UÇK-së.

MEHDI BYTYÇI nga Arllati, komandant Toge, ka rënë dëshmor me 16 prill 1999 te Lagja e Bytyçve, në Arllat në mbrojtje të pozicioneve, me rastin e përpjekjeve të forcave serbe për të depërtuar në Rrafshnaltë.

SYLEJMAN BYTYÇI nga Arllati, ka marrë plagë vdekjeprurëse nga arma armike më 16 prill 1999, te Lagja e Bytyçve. Nga plagët ka ndërruar jetë pesë ditë më vonë.

ISLAM KASTRATI, nga Kizhareka

MENTOR MORINA, nga Arllati

RAMADAN BYTYQI, nga Gjergjica

MENTOR GASHI nga Llapushniku

HALIM BAJRAKTARI, nga Çikatova, kanë rënë dëshmorë më 18 prill të vitit 1999, në betejën ballë për ballë kundër këmbësorisë serbe në pozicionet strategjike të UÇK-së te Gradina, mbi Grykë të Llapushnikut.

SHAQIR HOXHA, nga fshati Shalë ish-Sedllar, ka rënë dëshmor në hyrje të Grykës së Gashit në Nekoc, më 24 prill 1999.

Në mbrojtje të pozicioneve dhe vendit ku ka emetuar Radio-Kosova e Lirë gjatë luftës kanë qenë të angazhuar eprorët e komandës operative: Fatmir Limaj, Rexhep Selimi, Haxhi Shala, Refki Mazreku, Ibrahim Mazreku, Ajet Kastrati, Ajvaz Berisha, Xhavit Sadriaj, Milaim Beha, Muharrem Sylejmani, Fadil Berisha, Agim Vrellaku, Mustafë Sopi, Faik Sopi, Daut Bajraktari, Dervish Bytyqi si dhe shumë luftëtarë të dalluar të Brigadës 121, Ismet Jashari-Kumanova dhe luftëtarë të brigadave: 113, Mujë Krasniqi dhe  114 Fehmi Lladrovci.

Radio Kosova e Lirë dhe Agjencia Kosovapres kanë qenë bazat më të mbrojtura dhe më të fortifikuara në Brigadën 121, Ismet Jashari-Kumanova gjatë tërë kohës së luftës.

Bashkëpunëtorët dhe reporterët  e Radios Kosova e Lirë të rënë dëshmorë:

Në periudha të ndryshme të luftës çlirimtare, në fushën e nderit, kanë rënë këta bashkëpunëtorë të Radios-Kosova e Lirë:

Xhavit Bajraktari, ka rënë më 2 maj 1999 në fshatin Shirokë të Therandës.

Hyrë Emini ka rënë Tanushë të Gostivarit, më 29 korrik të vitit 2001.

Islam Berisha ka rënë në Mitrovicë, më 2003.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …