Më 27 mars të vitit 1999 policia dhe paramilitarët serbë kanë vrarë 10 anëtarë të familjes Rama nga fshati Shkabaj i Kastriotit. Në nderimr të këtyre të rënëve sot janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurora lulesh. Agron Xhemajli, bashkëluftëtarë i dëshmorëve Agron, Albert dhe Faruk Rama vlerësoi lart sakrificën e dëshmorëve, teksa shkëputi disa nga momentet e rrethimit të shtëpisë së familjes Rama, ku prinin Agroni, Faruku dhe Alberti. Xhemajli theksoi se pas një heroizmi të tyre dhe familjarëve të tjerë që po iu bënin ballë sulmeve serbe, me 27 mars të gjithë dhanë jetën për liri.“Lufta zgjati deri në rënie të dhjetë dëshmorëve në fushën e nderit. Kështu familja Rama e bënë epopenë e dytë, pas Jasharajve të Prekazit. Jasharajt i dhënë grushtin “, u shpreh a Në këtë akademi përkujtimore mori pjesë edhe kryetari i komunës së Kastriotit , Xhafer Gashi, i cili tha se familja Rama dha kontribut të jashtëzakonshëm brez pas brezi. Ai vlerësoi lart rënien e dëshmorëve duke thënë se falë gjakut të tyre u arrit liria. Familja Rama nuk e pat angazhimin vetëm në sfidën e fundit që e pat populli shqiptarë karshi Slobodan Millosheviqit dhe hardhive të Serbisë, mirëpo në vazhdimësi brez pas brezi e bartën traditën për të luftuar, për të çliruar vendin… E di që për familjen Rama çdo kujtim është më specifik, përkujton të kaluarën e hidhur, por mbahuni të fortë sepse falë tyre ne sot gëzojmë lirinë”, tha ai.
Familjari i të rënëve Adnan Rama ka falenderuar të pranishmit që çdo vit, për 19 vite radhazi mblidhen për të nderuar kujtimin e të rënëve të familjes Rama. “Ju falënderoj që çdo 27 mars vini dhe nderoni familjen kudo që jeni”, u shpreh ai. Xhevat Rama, Shqipe Rama, Suzana Rama, Xheladin Rama, Hamide Rama, Agron Rama, Faruk Rama, Albert Rama, Ismet Rama dhe Bejtush Rama janë vrarë në shtëpitë e tyre para 19 vjetëve.