30- vjet më parë, më 27 mars të vitit 1989, në qendër të Prishtinës, por edhe në qytete të tjera të Kosovës, filluan demonstratat, si dhe përleshjet e protestuesve shqiptarë me forcat e shumta policore serbe e jugosllave. Rinia shqiptare ishte më e vendosur se kurrë. UDB-a kishte filluar të dallonte demonstruesit më të vendosur dhe filloi t’i arrestonte disa sish. Në mesin e tyre ishte edhe militanti, Ismet Krasniqi i cili duke iu falënderuar zhdërvjelltësisë që posedonte iu shmang kapjes, duke i plandosur për tokë dy inspektorë të UDB-së. Në demonstratat e 27 dhe 28 marsit në Kosovë, kur regjimi i Milosheviqit dhunshëm dhe me forca ushtarake e policore e kishte pezulluar autonominë e Kosovës kanë ranë 28 dëshmorë, si dhe ishin plagosur e arrestuan qindra të tjerë. Vetëm në Prishtinë, ranë dëshmorë Ismet Krasniqi, Vetim Shala, Sevdat Xhafolli, Shukrije Obërtinca dhe Mustafë Veselaj, ndërsa u plagosën dhjetëra të tjerë. Tre dëshmorët: Xhymshit Badallaj, Xhylbehar Badallaj dhe Hajrim Badallaj kishin rënë në Zhur gjatë intervenimit të policisë në shkollën e fshatit, 20 të tjerë kanë rënë në qytete të ndryshme të Kosovës. Në këto përballje të fuqishme të rinisë shqiptare kundër forcave policore okupuese serbo-jugosllave, vlen të përmendet edhe heroizmi i demonstruesit, Sevdat Xhafolli, i cili duke u përpjekur t’i shkelte policët serbë me buldozerin që e kishte siguruar në Fabrikën e Tjegullave afër Xhamisë së Llapit, bie dëshmor.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …