Më 27 mars 1999 dy aeroplanë bombardues serbë kanë goditur vendqëndrimin e Radios-Kosova e Lirë dhe A. Kosovapress

Më 27 mars të vitit 1999, dy aeroplanë bombardues serbë kanë marrë në shënjestër selinë e Radios Kosova e Lirë dhe Kosovapressit

25 vjet më parë, më 27 mars të vitit 1999, dy aeroplanë bombardues serbë kanë marrë në shënjestër selinë e Radios Kosova e Lirë dhe të Agjencisë Kosovapress, në fshatin Berishë të Rrafshnaltës së Drenicës.  Atë ditë në orën 8.20 minuta dy avionë të forcave serbe  kishin goditur me tetë arka bomba të tipit kasetë,  vendin që shtrihen prej shtëpisë së Riza Asllan Berishës  ku ndodhej selia e deri te Shtëpia e Kadri Mehmet Berishës. Nga shpërthimi i bombave është martirizuar, i riu 17-vjeçar, Elbasan Jakup Berisha ndërsa kanë marrë plagë edhe tetë anëtarë të familjes së Kadri Mehmet Berishës.  Ndërkohë stafi i Radios dhe i Agjencisë ka marrë të gjitha masat mbrojtëse dhe ishte vendosur te Zabeli, afër selisë. Përmes telefonit satelitor është  përhapur lajmi i bombardimit të selisë por edhe vendosmëria e stafit  për të mos e ndërprerë transmetimin. Atë ditë në orën 12.00 Radio Televizioni i Serbisë ka transmetuar lajmin se është bombarduar dhe është shkatërruar selia e Radios së “terroristëve” -Kosova e Lirë. Po atë ditë në orën 16.00, kemi  transmetuar programin e reduktuar ditor dhe i është bërë me dije dëgjuesve se në akord me zhvillimet më të reja luftarake, stafi i Radios dhe i Agjencisë kanë marrë të gjitha masat për të mos e ndërprerë transmetimin, por në kushte dhe rrethana të caktuara do të reduktohej programi ditor. Edhe gjatë ditëve në vijim, forcat serbe kanë goditur vend-emetimin në Gurishtë. Radio Kosova e Lirë është themeluar me vendim të SHP të UÇK-së me 13 nëntor 1998. Më katër janar  1999 ka filluar programin  në Malet e Berishës ku ka transmetuar deri më 21 qershor të po atij viti. ( RKL TV-DIELLI, Kalendari Kombëtar)

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …