Ditës së Forcës – Ushtrisë së Kosovës. shënohet më një ceremenoni në kazermën „Adem Jashari“ në Prishtinë, më 27 Nëntor 2019 (e mërkurë) në orën 11:00. Në ceremoni do të marrin pjesë: kryetari i Kosovës z. Hashim Thaçi, kryeministri i Kosovës z. Ramush Haradinaj, ministri i Mbrojtjes z. Rrustem Berisha, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, gjeneralë, oficerë, mysafirë, personalitete shtetërore dhe akademike. Me fjalë tematike do të paraqiten presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama. Në fund të ceremonisë do të ndahen dekorata dhe mirënjohje për stafin e dalluar të Ministrisë së Mbrojtjes dhe oficerët dhe nënoficerët e dalluar të FSK-së.
Shënim: Pjesëmarrja në ceremoninë e organizuar me rastin e Ditës së Forcës bëhet vetëm me ftesa zyrtare, nuk është ditë e hapur.