Me 270 viktima në 24 orët e fundit, është rritur në 9 mijë e 770 numri i palestinezëve të vrarë në Rripin e Gazës të cilën Izraeli e mban nën bombardime intensive prej një muaji, transmeton Anadolu. Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Ashraf al-Kudra në një konferencë për media në Spitalin “Al-Shifa”, informoi lidhur me humbjet e jetëve dhe të plagosurve në rajon. tha se në sulmet që Izraeli ka ndërmarrë në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 270 palestinezë. Që nga 7 tetori e deri më tani numri i të vrarëve në Gaza ka arritur në 9 mijë e 770 palestinezë, përfshirë 4 mijë e 800 fëmijë dhe 2 mijë e 550 gra. Al-Qudra tërhoqi vëmendjen se 70 për qind e të vrarëve nga sulmet e përbëjnë fëmijët, gratë dhe të moshuarit. Po ashtu 2.660 veta konsiderohen të zhdukur, përfshirë 1 mijë 270 fëmijë. Izraeli “prej 30 ditësh kryen gjenocid dhe spastrim etnik” në Gaza, zëdhënësi Al-Qudra deklaroi se “Spitalet në Gaza vetëm pas disa orësh do të jenë në një situatë ku nuk do të mund të ofrojnë shërbime”.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …