Më 28 nëntor në qendër të qytetit të Gjilanit vendoset shtatorja e re e heroit të kombit, Agim Ramadani

Më 28 nëntor në qendër të qytetit të Gjilanit vendoset shtatorja e re e heroit të kombit, Agim Ramadani

Kryetari i Komisionit për ngritjen e shtatores së heroit të kombit Agim Ramadani “KATANA”, i dalë nga këshilli i fshatit Zhegër dhe Shoqata “Ditët e Agimit”, Muhamet Ajrullahu bënë të ditur se në koordinim të plotë edhe me Komunën e Gjilanit, gjegjësisht organet përkatëse është arritur mirëkuptim për zhvendosjen e shtatores së tanishme dhe vendosjen e asaj të re. Ajo do të vendoset në qendër të Gjilanit në sheshin që mban emrin e këtij kryetrimi, i cili nën emblemën e UÇK-së theu kufirin shqiptaro-shqiptarë më 9 prill të vitit 1999 në Koshare. Kështu sheshi i ri do të jetë nderë dhe krenari jo vetëm për Gjilanin dhe qytetarët por edhe më gjerë. Shtatorja e re tani më është në fazën e finalizimit dhe do të zbulohet më 28 Nëntor 2019 në këtë ditë të shënuar tani më në histori.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, ishin vizitë në Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …