Më 28 nëntor në Tiranë marshohet me moton "Marshim për Bashkim - Bashkim kauzash me hapa drejt integrimit kombëtar"

Më 28 nëntor në Tiranë marshohet me moton “Marshim për Bashkim – Bashkim kauzash me hapa drejt integrimit kombëtar”

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë e ka cilësuar 28 Nëntorin “një projekt të pazbatuar” dhe për këtë arsye kanë njoftuar se në këtë datë do të mbajnë një “marshim për bashkim” që zhvillohet në orën 12:00, nga Monumenti i “Gjergj Kastriot Skënderbeut” të monumenti i “Adem Jasharit” në Tiranë. Sipas njoftimit të Vetëvendosjes ky marshim do të ketë si qëllim ngritjen e kauzës së çështjes kombëtare duke bërë thirrje për bashkim të kauzave drejt integrimit kombëtar. “Shqiptarët nuk janë të bashkuar dhe Shqipëria nuk është e begatë” shkruhet në njoftim dhe për këtë arsye duhet “të ecet me hapa konkretë integrues, mes Shqipërisë e Kosovës” gjë që do të sjellë “ rritje cilësore të demokracinë, do të zhvillojë ekonominë, do të forcojë shtet-formimin, dhe do të përmirësojë ndjeshëm pozitën e shqiptarëve autoktonë në trojet e tjera dhe të atyre që jetojnë në mërgim”.

Kontrolloni gjithashtu

FSK: Ka përfunduar ushtrimi fushor ‘’Ujku Alfa’’

Ka përfunduar ushtrimi fushor ‘’Ujku Alfa’’ Regjimenti i Tretë i Komandës së Forcave Tokësore të …