Më 28 nëntor të këtij viti në Prizren do të vendoset shtatorja e heroit kombëtar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut

Më 28 nëntor të këtij viti në Prizren do të vendoset shtatorja e heroit kombëtar, Gjergj Kastriotit – Skënderbeut

Më 28 nëntor të këtij viti, në datën që përkon me disa ngjarje madhore të historisë tonë kombëtare, kryeqyteti historik i Kosovës,  pritet ta ketë edhe Monumentin e heroit të kombit, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Marrëveshja për realizmin e projektit është nënshkruar nga komuna e Prizrenit,dhe Shoqata e intelektualëve shqiptarë “Trojet e Arbrit”. Siç bëhet e ditur në fund të majit apo fillim të qershorit do të vihet edhe gurthemeli i Monumentit kombëtar, që do zbulohet më 28 Nëntor 2019. Shtatorja e Skënderbeut, në lartësi 3.3 metrash, me gjerësi prej 1 metër parashihet të vendoset në rreth rrotullimin tek ish-qendra tregtare “Ben-af”, afër stacionit të autobusëve, në hyrje-daljen Prizren-Gjakovë.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …