leoni

Adem Shaban Jashari (28.11.1955 - 7.3.1998)

Më 28 nëntor të vitit 1955 u lind, Adem Shaban Jashari, Komandanti Legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Më 28 nëntor të vitit 1955 u lind, Adem Shaban Jashari. Adem Jashari ishte i biri i Shaban Jasharit dhe i Zahidesë. Ai lindi në ditën më të shënuar të historisë sonë kombëtare, më 28 nëntor, në datën e kthimit të Gjergj Kastriotit në Krujë dhe në datën tjetër të historisë, kur plaku Ismail Qemali shpalosi në Vlorë flamurin e pavarësisë të Shqipërisë. Ademi lindi në Prekaz, më 28 nëntor të vitit 1955, në dimrin që mbahet mend për acar dhe dhunë mizore që ndërmori regjimi jugosllav kundër shqiptarëve, më pretekst të kërkimit të armëve në mbarë Kosovën. Ishte koha e fillimit të  aksionit famëkeq për çarmatosjen e shqiptarëve. Më 28 nëntor të vitit 1998 Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jasharin e shpall Komandant Legjendar të UÇK-së. Garda e Kosovës mban emrin e Adem Jasharit. Me rastin e një vizite në Prekaz, kryeadministratori i parë i Kosovës Bernard Kushner, ishte shprehur: Po të kishte çmim Nobel për liri, ai çmim do t’i takonte familjes Jasharaj të Prekazit. Për Adem Jasharin janë shkruar libra, drama, broshura dhe jetëshkrime të panumërta, nga shumë intelektualë shqiptarë dhe të huaj. Janë shkruar dhjetëra e qindra shkrime të autorëve të ndryshëm, në shtypin ditor dhe në atë periodik. Janë emërtuar shumë sheshe dhe rrugë qytetesh në Prishtinë, në Ti-ranë, në Gjirokastër dhe kudo në trojet e Shqipërisë Etnike. Është kryer Kompleksit memorial “Adem Jashari”, në Prekaz. Emri i Adem Jasharit, pa dyshim, është emri më i frekuentuar shqiptar në mediat shqiptare dhe botërore, qysh nga 5 marsi i vitit 1998. Pothuajse nuk ka familje shqiptare që nuk e ka portretin e Adem Jasharit. RKL  TV-DIELLI- KALENDARI KOMBETAR

Kontrolloni gjithashtu

Sali Berisha zyrtarisht është shpallur i pandehur nga SPAK-u për veprën penale - korrupsion pasiv të funksionarëve shtetërorë

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit e Krimit, reagoi pasi ish-kryeministri. Sali Berisha, u lirua nga arresti shtëpiak

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit e Krimit, reagoi pasi ish-kryeministri Sali Berisha, d0li nga arresti …