Më 28 qershor 2021 në Lubavec të Drenicës rivarroset dëshmori i kombit, Remzi Bejtullah Maksuti

Më 28 qershor 2021 në Lubavec të Drenicës rivarroset dëshmori i kombit, Remzi Bejtullah Maksuti

Janë gjetur dhe identifikuar mbetjet mortore të dëshmorit të kombit Remzi Bejtullah Maksuti nga Lubaveci i Drenicës i rënë në betejën e 28 majit të vitit 1999 që deri me tani figuronte si i zhdukur. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët të cilët kanë njoftuar së rivarrimi i dëshmori do të bëhet më ditën e hëne më 28 qershor. “Me dhembje dhe pikëllim të thellë, njoftojmë miqtë, shokët dhe dashamirët, se ushtari i Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës Remzi Bejtullah Maksuti i vrarë në betejën e 28 Majit 1999 ne Lubavec dhe i tërhequr nga forcat serbe, kishte rezultuar i zhdukur, mbetjet mortore janë gjetur në varrezat e Myslimanëve ne Veri të Mitrovicës dhe janë identifikuar, rivarrimi do të bëhet të hënën me 28 qershor 2021 në orën 15:00, në Varrezat e Dëshmorëve në fshatin Lubavec”, thuhet në njoftimin e familjes Maksuti.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, ishin vizitë në Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …