Komuna e Lipjanit i fton të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në zbulimin e shtatorës së dëshmorit të kombit, Arsim Zeqiri. Ky organizim mbahet nën patronatin e kryetarit të komunës, Imri Ahmetit me 28 shtator 2018 në fshatin Hallaç i Madh në ora 12:00 pranë shkollës së fshatit.
