Ministria e Infrastrukturës ka bërë të ditur se më 29 maj të këtij viti autostrada “Arbën Xhaferi” do të përurohet. Po të njëjtën ditë është paralajmëruar në protestë nga banorët e fshatit Paldenicë, në shenjë pakënaqësie për mbylljen e disa rrugëve të fshatit. Banorët fajësojnë Ministrinë e Infrastrukturës dhe kompaninë “ Bechl Enka” për mospërmbushje premtimesh. Bashkë me banorët do të protestojë edhe kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma, i cili ka thënë se për këto masa janë detyruar nga shpërfillja e institucioneve qendrore. Suma ka theksuar se ka ftuar zëvendësministrin e Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, për të parë gjendjen nga afër, por pavarësisht konfirmimit, ai nuk e ka realizuar vizitën. Që nga nisja e ndërtimit të kësaj autostrade, banorët e këtij fshati kanë protestuar dhjetëra herë. Në shenjë proteste, ata pak javë më parë patën bërë një kalim këmbësorësh në mes të autostradës “Arbën Xhaferi”.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …