Më 29 mars të vitit 1999 forcat serbe, ekzekutuan dhe masakruan 49 shqiptarë në fshatin Beleg të Deçanit. Ishte edhe kjo një hakmarrje mizore e forcave ushtarake e policore serbe kundër popullatës civile shqiptare, për shkak të bombardimeve të NATO-s. Një ditë para fillimit të bombardimeve të NATO-s, krerët kriminelë në Serbi, kishin paralajmëruar se në rast të fillimit të bombardimit do t’ i shfarosnin shqiptarët. Në javën e fundit të marsit të vitit 1999, forcat serbe vranë e masakruan më shumë se 1200 shqiptarë nga radhët e popullatës civile. Masakrat mbi popullatën civile dhe dëbimi i tyre masiv nga Kosova vazhduan deri më 10 qershor të po atij viti, kur Serbia e Millosheviqit nënshkroi kapitullimin në Marrëveshjen e Kumanovës dhe u detyra të tërhiqte nga Kosova forcat policore ushtarake dhe tërë administratën shtetërore.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …