Partitë opozitare nuk e përjashtojnë mundësinë e organizimit të protestave kundër korrigjimit të kufijve me Serbinë

Me 29 shtator 2018 Vetëvendosja organizon protestë kundër idesë se Thaçit për korrigjimin e kufijve

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në konferencën e mbajtur sot ka bërë të ditur që më 29 shtator do të organizohet protestë kundër idesë për korrigjimin e kufijve. Ai ka komentuar edhe mungesën e përkrahjes nga partitë politike opozitare, ku deklaroi se Lidhja Demokratike e Kosovës ma shumë po shprehë interesim për këto protesta se sa gatishmëri. “Ne kemi pasur komunikim me udhëheqjen e LDK-së dhe përshtypja ime përfundimtare është që ata kanë më shumë interesim se sa gatishmëri. Unë besoj që këto protesta nuk janë veç të nevojshme, por edhe të domosdoshme”, ka thënë Kurti. Ai e ka akuzuar kryetarin Thaçi se po flet për një kompromis të dhimbshëm dhe se sipas tij po tenton të manipulojë me shqiptarët e Kosovës Lindore. Kujtojmë se përkrahje për protestën e Vetëvendosjes nuk ka dhënë as Partia Socialdemokrate.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …