Me 298 viktima në 24 orët e fundit, është rritur në 7 mijë 326 numri i palestinezëve të vrarë në Rripin e Gazës të cilën Izraeli e mban nën sulme intensive prej 21 ditësh, transmeton Anadolu. Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Ashraf al-Kudra në një konferencë për media në qytetin e Gazës tha se në sulmet izraelite që nga 7 tetori e deri më tani numri i të vrarëve në Gaza ka arritur në 7 mijë 326 persona, përfshirë 3 mijë e 38 fëmijë, 1 mijë e 726 gra dhe 414 të moshuar si dhe 18 mijë civilë të 967 persona të plagosur. “Që nga dje e deri më sot Izraeli ka kryer 41 masakra dhe se në 24 orët e fundit në Gaza janë vrarë 298 persona. Ushtria izraelite ka vrarë 5.500 persona nga 772 familje në Rripin e Gazës që nga 7 tetori”, tha Al-Kudra. Ai bëri të ditur se ende ka persona që ndodhen nën ndërtesat e shembura nga sulmet e Izraelit në Gaza. Ai tha se janë raportuar 1.700 të zhdukur prej të cilëve 940 fëmijë. Zyrtari palestinez tha se forcat izraelite kanë shënjestruar shërbimet shëndetësore, ku si pasojë janë vrarë 104 punonjës shëndetësie dhe se kanë mbetur jashtë funksionit edhe 25 ambulanca. Sipas tij, Izraeli ka vendosur në objektiv 57 institucione shëndetësore ndërsa 12 spitale dhe 32 qendra mjekësore kanë mbetur jashtë shërbimit për shkak të sulmeve të ushtrisë izraelite ose mungesës së karburantit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …