25 vjet më parë, më 3 janar të vitit 1999, në shtëpinë e Asllan Berishës, në fshatin Berishë, ishin bërë përgatitjet e fundit për fillimin e transmetimit të programit të Radios-Kosova e Lirë dhe shpërndarjes së lajmeve nga Agjencia Kosovapress, dy institucionet e para informative të luftës së UÇK-së. Pas kompletimit të pajisjeve dhe krijimit të kushteve në rrethana lufte, ishte testuar teknika, incizimi, transmetimi dhe ishte marrë vendim që me 4 janar 1999 në orën 16.00 të fillojë transmetimin e programit Radio-Kosova e Lirë. Po atë ditë Agjencia Kosovapress kishte përhapur lajmin lidhur me fillimin e transmetimit të programit të Radios.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …