Më 3 prill, në Gjykatën Speciale pritet të fillojë gjyqi kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Me këtë rast, avokati i ish-kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi, Gregory Keohe, ka deklaruar se Thaçi ka sakrifikuar shumë gjatë këtyre viteve andaj shpreson se në sallën e gjyqit do të provohet se ai ishte njeri i ndershëm e i sinqertë. Ky njeri sakrifikoi gjatë gjithë këtyre viteve dhe shpresojmë se ne do të jemi në gjendje ta nxjerrim atë në sallën e gjyqit dhe të tregojmë se ai ishte një njeri i ndershëm, i sinqertë dhe të sjellim lirimin e tij, tha avokati Gregori për agjencinë, Reuters. Krerët e UÇK-së që nga nëntori i vitit 2020 po mbahen në paraburgim pasi po përballen me 10 akuza për krime lufte. Që nga ngritja e aktakuzës, katër të akuzuarve iu kanë refuzuar kërkesat për mbrojtje në liri. Të dielën në Prishtinë do të mbahet një marshim masiv në përkrahje të krerëve të UÇK-së. Ditën e hënë, më 3 prill, mijëra protestues nga mërgata shqiptare do të shprehin kundërshtimin e tyre para selisë së Gjykatës Speciale, në Hagë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …