Nesër në Isniq të Deçanit nga ora 11:00 do të nderohet dëshmori i kombit, Arton Tahirsylaj. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës Bashkim Ramosaj për mes një njoftimi në rrjetin social. “Të nderuara familje të dëshmorëve, invalid e veteranë të luftës së UÇK-së, qytetarë të nderuar! Ju njoftojmë se të dielen më 30.12.2018 në ora 11:00 në fshatin Isniq mbahën homazhe të lapidari i luftëtarit të lirisë, pjesëtarit të UÇK-së Arton (Bajram) Tahirsylaj! Pjesëmarrja juaj nderon gjakun e dëshmorëve dhe luftën e drejt të UÇK-së!”, ka shkruar Ramosaj.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …