Më rastin e Ditës së Veteranëve, do të bëhet promovimi i librit me këngë dhe interpretim “ Kurorë Lulekuqësh”, të autorit Arsim A. Bajrami. Promovimi do të mbahet me 30 dhjetor 2023 duke filluar në orën 13 00, në ambientet e Teatrit “ Avdush Hasani”
Arsim A. Bajrami u lind më 13 maj 1967 në Gërdoc të Llapit. Shkollen fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Besianë. Ndonëse ishte nxënës i zgjuar, ai nuk arriti të studjojë. Për shkak të rrethanave të kohës, vajti në Kroaci, në Ujëdhesën e Malli Lloshinit, ku qëndroi për 5 vite, duke dhënë kontribut në organizimin e shqiptarëve që jetonin e punonin në ujëdhesën Cres-Lloshin të Kroacisë.
Me themelimin e ligës së futbollit të vogël në komunën e Besianës, në vitet e 90-ta, ai është njëri ndër iniciatorët për themelimin e klubit te futbollit “Gendoci”, që ishte nje ndër klubet më të organizuara të kësaj lige. Arsim A. Bajrami kryen detyrën e komisarit t’ klubit të futbollit “Gerdoci”.
Me daljen në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, rreshtohet në radhët e saj. Ai është aktiv në sferën e artit, ku deri më tash realizoi disa role në dramë, komedi e filma. Po ashtu është aktiv në Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve. Eshtë anëtar i Shoqatës Kulturo-Artistike “Flaka e Llapit”.
Përmbledhja “Kurorë lulëkuqesh”, është libri i parë i tij.