Nën përkujdesjen e kryetarit të Skenderajt, Bekim Jashari dhe kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci organizohet manifestimi i përkujtimit të 58 dëshmorëve, martirëve të rënë në altarin e lirisë dhe të zhdukurve nga komuna e Skenderajt dhe Drenasit. Manifestimi qendror dhe përurimi i shtatores se heroit Ilaz Kodra mbahet në sheshin e qytetit në Drenas më 30 prill 2019 në orën 12:00. Paraprakisht në orën 8:00 bëhen homazhe në Prekaz, në orën 9:00 bëhen homazhe në Morinë, në orën 9:30 bëhen homazhe në Shtuticë, në orën 10:00 bëhen homazhe në Vërbovc, në orën 11:00 mbahet turnir në futboll të vogël në Skenderaj.
