Me rastin e 22 vjetorit të rënies së vëllezërve tanë Adem dhe Xhafer Gashi
Përkujtojmë me pietet të gjithë të rënët me 30 prill të vitit 1999 nga Verboci të Drenasit, në veçanti vëllezërit tanë Adem e Xhafer Gashi, si dhe të gjithë të rënët tjerë; vëllezërve dhe motrave tanë, që u ekzekutuan nga pushtuesi gjakatar Serb në mënyrën më barbare tek vendi i quajtur «Shavarina » të Feronikeli i Drenasit.
Si të gjithë të ekzekutuarit tjerë të asaj llahtarie, edhe vëllezërit tanë u vranë vetëm pse ishin shqiptarë, vetëm pse e donin atdheun tonë të lirë, pse lindën e rritën fëmijë shqiptarë. Ademi ishte mërgimtar i hershëm, Xhaferi ishte punëtor arsimi që ngriti gjenerata të tëra për t’i dalë zot atdheut.
Jetojmë me kujtimin për ta.
Mujë dhe Xhevrie Gashi, si dhe familja e gjerë Gashi nga Verboci i Drenasit.
Muhamet Gashi- Muja