leoni

Më 5 dhe 6 qershor u mbajt edicioni i trembëdhjetë i Festivalit Gjithëkombëtar i Teatrove Shkollore “Drenushat” Skenderaj 2018

Më 5 dhe 6 qershor u mbajt edicioni i trembëdhjetë i Festivalit Gjithëkombëtar i Teatrove Shkollore “Drenushat” Skenderaj 2018. Në këtë festival morën pjesë mbi 10 shkolla fillore nga komunat e ndryshme të Kosovës. Festivali u mbajt dy ditë radhazi më 5 dhe 6 qershor 2018. Numri i nxënësve pjesëmarrës në këtë festival ishte mbi 150 nxënës. Ky festival u përcoll nga një numër i nxënësve dhe prindërve për dy ditë mbi 700 persona. Shfaqjet e festivalit u vlerësuan nga juria profesionale me këtë përbërje:

Kushtrim Mehmeti- Regjisor, Blerta Sylkaj – Aktore, Valdet Idrizi- Aktor.

Në fund juria shpalli rezultatet e fituesve si: Drama më e mirë, SHFMU ” Migjeni” Mitrovicë përgatitur nga Qëndresë Barani, vlera e çmimit 100€. Regjia më e mirë, ShFMU ” Mihail Grameno” Fushë Kosovë, Regjisorja Mirvete Magjarraj, vlera e çmimit 100€. Skenografia më e mirë, ShFMU ” Drenica” Polac-Skenderaj, me skenografen Mirvete Koca, vlera e çmimit 100€. Çmimi i Publikut, SHFMU ” Esad Mekuli” Klinë, vlera e çmimit 100€. Çmimi Aktori më i mirë ju nda nxënësit, Edonis Ahmeti nga ShFMU ” Ahmet Delia” Skenderaj, vlera e çmimit 50€. Çmimi Aktori më i mirë i takoi nxënësit, Leon Sinani nga ShFMU ” Ismet Uka” Ticë- Skenderaj, vlera e çmimit 50€. Çmimi, Aktorja më e mirë ju nda nxënësit, Diana Loshi nga ShFMU ” Faik Draga” Leqinë – Skenderaj, vlera e çmimit 50€. Çmimi, Aktorja më e mirë nxënësi, Sihana Latifi nga ShFMU ” Emin Duraku” Prizren, vlera e çmimit 50€. Ndërsa çmimi Aktori dhe Aktorja më e mirë, duke marrë për bazë kualitetin e njëjtë tek loja e aktorëve, juria vendosi që këto dy çmime ti ndan në dysh, gjegjësisht për 4 nxënës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e 11-të të rregullt

Në seancën e sotme të Kuvendit Komunal të Vitisë, e njëmbëdhjeta me radhë, janë shqyrtuar …