Me 5 maj 2018 mbahet manifestimi qendror për Ditën e Dëshmorëve të Zonës Operative të Llapit që organizohet në kompleksin e Varrezave të dëshmorëve në fshatin Penuhë të Besianës, duke filluar në ora 12. Manifestimi mbahet nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj. Këtë ditë do të bëhet edhe përurimi i Kompleksit të Varrezave.
