Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës njofton se nesër më 5 mars në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” të Prishtinës mbahet akademia letrare-artistike “Ora e Lirisë” në shenjë të Luftës Çlirimtare të UÇK-së dhe dëshmorëve të rënë për liri. Punimet e tyre do t’i lexojnë rreth 40 poetë nga vise të ndryshme të trojeve shqiptare, kurse poezia më e mirë e vlerësuar nga juria letrare do të nderohet me çmimin letrar, “Adem Demaçi”. Marrin pjesë anëtarë të LSHK-së dhe poetë që kanë marrë pjesë në konkursin letrar të LSHK-së.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …