Me 5 prill 2024, ditë e premte, ora 10:00, mbahen homazhe për Heroinën e Kombit Fetnete Ramosaj e cila kaloj në përjetësi në vitin 2019. Homazhet mbahen në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan ku pushon trupi i saj. Fetnetja i takon plejadës së luftëtarëve të orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Tërë jetën ishte në shërbim të çështjës kombëtare. Eprore për informim dhe zëdhenëse e Zonës Operative të Dukagjinit. Publiciste, shkrimtare, autore e shumë librave, liribërse e shtetndërtuese. Fetnetja, Atdheut i shërbeu me tërë qenien deri në frymën e fundit, ajo ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë më të re kombëtare, lavdi e nderim jetës dhe veprës madhore të Fetnete Ramosajt. Pjesëmarrja juaj e nderon jetën, mundin dhe kontributin e Fetnetes por edhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilës i shërbeu pa u ndalur për as një çast.
Kontrolloni gjithashtu
Arrestohet një i dyshuar për dhënie ryshfeti
Më 8 nëntor 2024, zyrtarët e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë, gjatë një …