Deputetja e PDK-së në Kuvendin e Kosovës Blerta Deliu-Kodra, përmes një shkrimi, ka bërë me dije se me 5 tetor, në ditën kur do të inaugurohet edhe Kompleksi Memorial i Dëshmorëve në të cilin do të prehen të gjithë dëshmorët e UÇK-nga ish-Zona Operative e Drenicës, do të rivarrosen kolosët e UÇK-së, Ilaz Kodra, Mujë Krasniqi dhe Abedin Rexha. “Nën patronatin e kryeministrit të Kosovës z.Ramush Haradinaj dhe nën përcjelljen e gardës ceremoniale të FSK-së, me 5 tetor, në Marinë të Skënderajt do të bëhet rivarrosja e heronjëve të kombit, komandantëve dhe kolosëse të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilaz Kodra, Mujë Krasniqi dhe Abedin Rexha. Ilazi, Muja dhe Abedini përfaqësojnë figurat më madhore dhe më të ndritura të luftës së UÇK-së Po në këtë ditë do të inaugurohet edhe Kompleksi Memorial i Dëshmorëve në të cilin do të prehen të gjithë dëshmorët e UÇK-nga ish-Zona Operative e Drenicës.Lavdi dëshmorëve të atdheut!”, ka shkuar ajo.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …