Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu me rastin e shënimit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në një postim në facebokk ka shkruar se datat 5,6 dhe 7 Marsi janë lavdiplotet data, themele mbi të cilat lindi e u jetësua liria e Kosovës, mishëruar përjetësisht, me sakrificën sublime, qëndresën heroike, shembullin unikat në botë të Familjes Jashari dhe Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, për të kryengritur gjithë shqiptarët anembanë me Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Lavdi përjetësisht Familjes Jashari dhe Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari.
Lavdi sa të jetë jeta, Dëshmorëve të Kombit dhe të rënëve për liri!
Ata janë emri i lirisë, frymëzimi ynë përjetë, ndër breza, ka shkruar kryetari i Ferizajt, z. Agim Aliu.