Më 6 Nëntor 2021, mbahet “Takimi i Tiranës, 2021”, me tematikë: “Ali Daci, një emër që i bën nder Kombit”

Më 6 Nëntor 2021, mbahet “Takimi i Tiranës, 2021”, me tematikë: “Ali Daci, një emër që i bën nder Kombit”

PO VJEN ALI DACI,

NJERIU QË KA PRITË, STREHUAR E PËRCJELLË RRETH 400.000 SHQIPTARË NË MALËSINË E ROZHAJËS GJATË KOHËS SË LUFTËS SË KOSOVËS

6 nëntor 2021, ditë e shtunë, ora 11.00, në MHK, në “Takimin e Tiranës, 2021”, me tematikë: “Ali Daci, një emër që i bën nder Kombit”

            1.

            Ali Daci i Rozhajës (Sanxhak-Mali i Zi) është Themelues e Kryetar i Këshillit Emergjent në Malësi (komunën) të Rozhajë për Strehimin dhe Përkujdesjen ndaj të Përndjekurëve nga regjimi i Milloshoveçit përgjatë kohës së Luftës së Kosovës (1998-1999), ku janë pritë, strehue e përcjellë rreth 400 mijë vetë.

            Këshilli Emergjent i Ali Dacit ka pasë në Rozhajë Zyrën për Informim, Qendren për Strehim dhe Distribuim të Ndihmave, Zyrën e Ndihmës Shëndetësore, Zyrën e Arsimit (hap shkolla shqipe përkohore për fëmijët e të përndjekurëve nga spastrimi etnik kriminal e gjakatar serb në Kosovë, si dy shkolla në qytetin e Rozhajës dhe në fshatrat Dacaj, Bishevë, Ballotiq, Baçe, Besnik, Buxhov). Gjatë kësaj kohe ka bashkëpunuar me të gjitha organizatat humanitare vendore si me UNHCR, Ëorld Vision, Kyqin e Kuq Shqiptar, OHM “Merhumet” në Sanxhak..

            Gjithashtu, i ka ndihmuar aktivisht, shumëfishtë e lartësisht Luftën e Kosovës, shtabe e luftëtarë të UÇK-së, të plagosurit e Luftës, etj.

            Gjatë kësaj kohe e ka ndërkombëtarizuar Çështjen e Luftës së Kosovës, Çështjen e të Përndjekurëve nga Kosova në Rozhajë etj. në mediat ndërkombëtare në Europë, Amerikë e Azi dhe në Rajonin Ballkanik.

            2.

            Prandaj edhe “Takimi i Tiranës, 2021” e ka tematikën: “Ali Daci, një emër që i bën nder Kombit”, që do të organizohet më 6 Nëntor 2021, ditë e shtunë, ora 11.00, në Muzeun Historik Kombëtar (Salla UNESCO) në Tiranë, ku marrin pjesë akademikë, ambasadorë, shtetarë qendror e lokal, shkrimtarë, gazetaraë, poetë, veprimtarë të Shoqërisë Civile nga Shqipëria, Mali i Zi, Kosova, Sanxhaku, Lugina e Preshevës, Maqedonia e Veriut dhe mërgatat shqiptare në Europë e Amerikë.

            3.

            Në “Takimi i Tiranës, 2021” me tematikë: “Ali Daci, një emër që i bën nder Kombit” do të promovohen në kryeqytetin shqiptar dy veprat e tij më të fundit. Monografia “Shtigjet e përgjakura” (Botim i Dytë, i Plotësuar; me 250 faqe, “Fab Adversing”- Pejë. 2020), që flet me dëshmi, fakte, foto, etj. për Masakrën serbo-malazeze të 18 prillit1999 ku në Malësi të Rozhajës i vranë barbarisht 21 civilë, burra, gra, fëmijë, të përndjekur nga regjimi kriminal genocidial i Millosheviçit në Kosovë. Referimin kryesor rreth kësaj monografie të Ali Dacit do ta mbajë ambasador, dr. Islam Lauka- diplomat i karierës,  ish ambasadori i parë i Shqipërisë në shtetin e ri të Kosovës, autor i disa librave monografikë për Kosovën, “Qyetar Nderi” i Deçanit, i Bytyçit dhe i qytetit të Bajram Currit. Do të promovohet dhe libri më i ri i Ali Dacit “Zot Shtëpie në Shtëpinë e Vet” (Studime, analiza, komente). Botimet EMAL. Tiranë, Nëntor 2021, që ka tematikën e tij për krahinën e Sanxhakut me 8.687 km2, përndryshe: “sa një Kosovë e Dytë”, (Sanxhaku Lindor-nën Serbi dhe Sanxhaku Perëndimor nën Malin e Zi)  ku referimin kryeor do ta mbajnë Prof. dr. Bardhosh Gaçe- Mjështër i Madh, poet, historian, pedagog në Universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës.

            Për veprimtarinë e Ali Dacit dhe dy veprat e tij më të fundit “Shtigjet e përgjakura” dhe “Zot Shtëpie në Shtëpinë e Vet” do të ketë kumtime të shkurtëra e përshendetje edhe nga akademik prof. dr. Jusuf Bajraktari- Nënkryetar i Akademisë së Shkencave Arteve të Kosovës, nga Prof. dr. Ago Nezhaj- Kryetar i Shoqatës “Labëria”, nga dr. Nikollë Loka- historian, poet e publicist; nga Pjetër Marku – Kryetar i Akademisë së Artit, Shkencës e Letrave “Mirdita”; nga Nikollë Camaj- studiues e publicist, Drejtor i “Gazeta e Alpeve” për Malin e Zi dhe zyrtar i lartë në komunën e Tuzit, Hilmi Gashi – drejtor i “Gazeta e Alpeve” në Gjermani, e të tjerë. Do të ketë dhe këngë e recitime.

            4,

            Ali Daci është autor i pesë librave të botuar, mësues në 32 vite i gjuhës e letërsisë shqipe në shkollën fillore në Dacaj- në të vetmen shkollë shqipe në komunën e Rozhajës; Themelues dhe Udhëheqës i Manifestimit Kulturor Kombëtar “Ora e Maleve” (XII Edicione të tij) në Rrozhajë (2008-‘21), që iu dedikohet dëshmorëve dhe martirëve të Luftës së Kosovës (1999); “Qytetar Nderi” i Pejës; Kryeredaktor i “Gazeta e Alpeve” për Malin e Zi e Sanxhak, antar i Bordit Botues të “Gazeta e Alpeve”-gazetë Rajonale-PanShqiptare-NdërBallkanike (2018-‘21); Themelues dhe Nënkryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun” (2015-’21); Nënkryetar i Lidhjes Demokratike Shqiptare (LDSH-e para parti shqiptare në Malin e Zi, në Tuz, 9 shtator 1990); Ndër udhëheqësit e Demonstratës të 11 marsit 1984 në Gjakovë…dhe më 13 mars 1998 në Rozhajë kundër dhunës serbe në Kosovë; Themelues dhe antar i Këshillit Organizativ të Lojërave Tradicionale Rugoviane (1993); Pjesmarrës aktiv në Këshillin e Pajtimit të Gjaqeve në Malësinë e Rozhajës; i aderuar qyshce më 1990 në LDK-në e dr. Ibrahim Rugovës- Dega Pejë; ka botuar mbi 500 shkrime në mediat shqiptare e të huaja; I dekoruar me Urdhrin “Naim Frashëri i Artë” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Ilir Meta (2018) dhe me disa Mirënjohje e Çmime Kombëtare e Ndërkombëtare.

Ramiz LUSHAJ

 

Tiranë, 4 nëntor 2021

Kontrolloni gjithashtu

BDI; Përgënjeshtrim i deklaratave të Albin Kurtit mbi Gjuhën Shqipe, që inkurajojnë Gjykatën Kushtetuese

Deklaratat e fundit të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me statusin e gjuhës shqipe …