Me rastin e shënimit të Ditës së Bibliotekës Komunale “Sulejman Krasniqi”, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Rahovec organizon manifestim qendror me rastin e shënimit të ditës së Bibliotekës Komunale “Sulejman Krasniqi”. Manifestimi mbahet më 7 dhjetor 2020, në orën 10:00 në sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec. Me këtë rast do të ndahet çmimi “Sulejman Krasniqi”, themeluar nga Kuvendi i Komunës së Rahovec në shenjë nderimi për shkrimtarin Sulejman Krasniqi.
Veprimtaria do të mbahet duke i respektuar masat mbrojtëse kundër COVID-19.