Më 7 shkurt të vitit 1999, në Rambuje të Francës, pas disa orë konsultimesh, u vendos që në krye të delegacionit negociatar të Kosovës të emërohet, Hashim Thaçi, i cili ishte edhe kryesuesi i delegacionit të UÇK-së. Përfaqësuesit e tjerë ishin dr. Rexhep Qosja nga Lëvizja e Bashkuar Demokratike, Ibrahim Rugova nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe një përfaqësuese i shoqërisë civile. Më 8 shkurt të vitit 1999 SHP i UÇK-së me një deklaratë publike njoftonte se me fillimin e bisedimeve në Rambuje, regjimi i Milosheviqit kishte intensifikuar sulmet kundër shqiptarëve dhe bazave të UÇK-së. Luftime ishin zhvilluar në Zonën e Llapit në rrugën, Prishtinë- Podujevë –Kerpimeh. Forcat serbe kishin sulmuar fshatrat e Mitrovicës, Malishevës, Suharekës. Duke u përballur me këtë gjendje, SHP i kishte dërguar një notë proteste Grupit të Kontaktit dhe kërkonte që serbët t’ i ndalonin sulmet, për t’i dhënë shans bisedimeve. (RKL TV-Dielli, Kalendari Kombëtar)
![](https://www.radiokosovaelire.com/wp-content/uploads/buja-konferenca-e-rambujes-euml-fillimi-i-liris-euml-s-euml-kosov-euml-s_2_hd-1200x630-1-660x330.jpg)