Rreth orës 06:46 Kuvendi i Shqipërisë ka votuar qeverinë “Rama 3”. Programi dhe përbërja e qeverisë “Rama 3” morën 77 vota pro, 53 kundër dhe 1 abstenim. Sapo kryeministri Edi Rama mori fjalën, deputetët e opozitës u larguan nga salla. Këto fjalë janë për ata që po ikin. Nuk e kuptoj se si ju që më kërkuat dje të vija, tani që erdha ikni. Dua të tregoj disa fakte që ndryshojnë nga opinionet. Sot në çadra janë 400 familje dhe e kanë zgjedhur të jetojnë në çadra për shkak të largësisë me qytetin dhe për shkak të afërsisë me tokë dhe me fermën. Për atyre është dhënë bonusi i qerasë. Sot çdo vit rimbursohen 120 milionë dollarë ilaçe. Buxheti i shtetit jep para që personat të marrin ilaçet. 280 mijë nxënës marrin librat falas ndërsa kur erdhëm ne, nuk merrte asnjë”, tha Rama. Ai gjatë fjalës së tij për programin e mandatit të tretë tha se është program i tij qeveritar do të realizohet.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …