Më 8 nëntor të vitit 1941 u themelua në Tiranë, Partia Komuniste e Shqipërisë, me bashkimin e disa grupeve. Komunistët shqiptarë ishin kryesisht njerëz me nivel të lartë arsimor por fillimisht të organizuar në grupe të vogla si: Grupi i Shkodrës, Grupi i Korçës, Grupi i të Rinjve dhe Grupi “Zjarri”. Edhe pse Kominterni kishte dërguar udhëzime për shpërndarjen e grupeve, në vitin 1937 ato nuk u respektuan. Indiferenca e komunistëve shqiptarë ndaj luftës mori fund në qershor 1941, kur Gjermania naziste prishi marrëveshjen me Bashkimin Sovjetik dhe nisi trupat ushtarake drejt Moskës. Detyra e parë e tyre ishte organizimi politik, edhe pse krijimi i partisë nuk ishte i lehtë. Në formimin e PKSH-së nuk u zgjodh udhëheqësi i saj, por koordinator i degëve të partisë u caktua, Enver Hoxha, i cili ishte sekretar i partisë në Tiranë. Në mars 1943 në Konferencën e Vendit, Enver Hoxha zgjidhet kryetar partie. Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe çlirimit të Shqipërisë nga Italia dhe Gjermania, PKSH-ja merr pushtetin në dorë dhe Enver Hoxha në këtë periudhë luante rolin e kryeministrit, ministrit të punëve të jashtme, ministrit të mbrojtjes dhe udhëhiqte ushtrinë e vendit. RKL, TV-DIELLI, Kalendari Kombëtar
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …