Me 8 qershor të vitit 1999, është sulmuar me raketa të tipit tokë-tokë, vendqëndrimi i stafit të Radios-Kosova e Lirë, në vendin e quajtur, “Rrezja e Baliqit” në grykën e maleve mes Berishës dhe Nekovcit. Në momentin e shpërthimit të predhave të para, të gjithë anëtarët e stafit kishin hyrë me shpejtësi në bunker. Në perimetrin e rrethit në 100 metra katrorë vendi ishte goditur me 16 raketa të tipit tokë-tokë, rreth tendës së stafit të Radios. (Kalendari Kombëtar: TV-Dielli RKL)
