25 vjet më parë, ne 8 qershor të vitit 1999, forcat serbe kanë sulmuar me raketa të tipit tokë-tokë, vendqëndrimin e stafit të Radios-Kosova e Lirë, në vendin e quajtur, “Rrezja e Baliqit” në grykën e maleve mes Berishës dhe Nekovcit. Në momentin e shpërthimit të predhave të para, të gjithë anëtarët e stafit kishin hyrë me shpejtësi në bunker. Në perimetrin e rrethit në 100 metra katrorë vendi ishte goditur me 16 raketa rreth tendës së stafit të Radios.
