Me 8 vota pro dhe një abstenim, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoni qendrat e votimit për zgjedhjet në Veriun e Kosovës

Me 8 vota pro dhe një abstenim, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoni qendrat e votimit për zgjedhjet në Veriun e Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen radhës, në të cilën është bërë shqyrtimi dhe miratimi i qendrave të votimit në 4 komunat e Veriut, Mitrovicë, Zubin Potok, Leposaviç dhe Zveçan, për zgjedhjet vendore  të  23 prillit. Sipas KQZ-së, nga 44 prej qendrave të zakonshme të votimit në katër komunat veriore, janë caktuar vetëm 19, nga të cilat 6 do të jenë në shkolla dhe 13 alternative të improvizuara si p.sh: kontenierë. Sidoqoftë, nuk është bërë e ditur se ku do jenë lokacionet e qendrave alternative. Propozimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është miratuar 8 vota dhe një abstenim. Në një koment referuar vendimit, përfaqësuesi i PDK-së, Arianit Elshani ka deklaruar se: “Nga vlerësimi i organeve të sigurisë dhe kontakti me shkollat konstatohet se nga 44 qendra të votimit, 8 prej tyre kanë konfirmuar se mund t’i hapin ato. Sidoqoftë për shkak të rrethanave vetëm 6 qendra të votimit mund të hapen dhe 13 të tjera do të jenë alternative

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …