Më 9 prill të vitit 1999 filloi Beteja e Koshares. Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së kishte ndërmarrë një operacion të shkallë të gjerë për ta thyer kufirin dhe për të krijuar një korridor për futjen e armatimit në zonat e luftës, Me këtë qëllim ishte projektuar operacioni “Shigjeta”,dhe më 9 prill 1999 kishte filluar Beteja e Koshares. Thyerja e një pike strategjike të kufirit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë atë ditë shënoi një fitore të fortë për UÇK-në. Beteja e Koshares është një ndër betejat më të mëdha të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. (RKL TV-Dielli Kalendari Kombëtar)
Kontrolloni gjithashtu
Time Kadrijaj me aksion simbolik në Kuvend
Në seancën e Kuvendit të Kosovës për buxhetin e vitit 2025, deputetja e Aleancës për …