Më 9 prill të vitit 1999 në Zonën e Kaçanikut kanë rënë 28 dëshmorë nga mesi i tyre edhe 4 dëshmore, luftëtare të lirisë

Më 9 prill të vitit 1999 në Zonën e Kaçanikut kanë rënë 28 dëshmorë nga mesi i tyre edhe 4 dëshmore, luftëtare të lirisë

Gjatë luftimeve të pandërprera në Zonën e Kaçanikut, mes forcave okupatore serbe dhe luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,  23 vjet më parë, kanë rënë shumë dëshmorë, të kësaj pjese të Kosovës.  Më 9 prill 1999 kanë rënë heroikisht luftëtaret e lirisë së Kosovës Mukadeze Lika- Muhaxheri, Jehona Raka, Lumnije Raka dhe Emsale Frangu. Më 9 prill 1999 në “Lagje të Re” të Rakocit të Kaçanikut kanë  ranë dëshmorët: Izahir Troni, Mynyr Thaçi, Remzi Zharku, Blerim Raka, Habit Dullovi, Raif Krivanjeva, Fatmir Horuni, Sylejman Kuka dhe Burim Rexha, ndërsa në Betejën e “Rakocit” ranë heroikisht dëshmorët: Fadil Çaka, Nehat Çaka, Faruk Dogani, Muhamet Zeneli, Ilir Zharku, Nexhmush Elezi, Abdurrahim Shehu, Reshat Shehu, Daut Rakoci, Kjani Bela, Shefket Fera, Nexhmi Fera, Adem Rakoci, Nevzat Çallaku dhe Kadri Trena. (TV-Dielli-RKL Kalendari Kombëtar)

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …