leoni

Më 9 qershor 2018 mbahet Konferenca "Arkivat dhe puna arkivore në trevat e shqiptarëve në shek. XX – XXI”

Më 9 qershor 2018 mbahet Konferenca “Arkivat dhe puna arkivore në trevat e shqiptarëve në shek. XX – XXI”

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë në kuadër të vitit mbarëkombëtar të heroit Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, si dhe me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Arkivistikës- 9 qershori, organizojnë Konferencën e II-të Mbarëkombëtare të Arkivistikës “Arkivat dhe puna arkivore në trevat e shqiptarëve në shek. XX – XXI”, e cila do të mbahet në Prishtinë më 09.06.2018. Konferenca mbahet në Sallën Nr. 2 të Hotel Sirius-it, duke filluar nga ora 09:30. Aktiviteti do të mbledhë arkivistë të trevave shqiptare, të cilët do të kenë mundësi të ofrojnë ide dhe të japin kontributet nga kjo lëmi, duke synuar që të krijojnë një platformë për ngritjen e çështjeve të ndryshimeve, sfidave dhe përgjegjësive nga kjo fushë. Konferencës do t’i paraprijë hapja e Ekspozitës “Lidhja Shqiptare e Prizrenit”. Ekspozita do të hapet më 8 qershor në ora 17:00, në hollin e Bibliotekës Kombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …