leoni

Me 96 vota pro dhe asnjë kundër pozita dhe opozita në Shqipëri miratuan projekt-deklaratën për heqjen e ligjit të luftës me Greqinë

Me 96 vota pro dhe asnjë kundër pozita dhe opozita në Shqipëri miratuan projekt-deklaratën për heqjen e ligjit të luftës me Greqinë

Me 96 vota pro dhe asnjë kundër pozita  dhe opozita janë bashkuar duke miratuar projekt-deklaratën e PDIU-së për t’i kërkuar Greqisë heqjen e ligjit të luftës me Shqipërinë. Kryetari  i PDIU, Shpëtim Idrizi prezantoi në kuvend projekt-deklaratën përmes së cilës kërkojnë nga qeveria që të bëjnë çdo përpjekje me Greqinë për heqjen e ligjit të luftës që ka në fuqi me Shqipërinë. Nga foltorja e Kuvendit, Shpëtim Idrizi sqaroi se përse duhet hequr ky ligj, ndërsa theksoi se Greqia e ka hequr ligjin e luftës me Italinë, por ndërkohë me vendin tonë e mban ende në fuqi. Sipas tij ligji i luftës është një fyerje për dinjitetin, integritetin dhe sovranitetin tonë kombëtar. “Që në krye të herës kjo deklaratë vlerëson marrëdhëniet me Greqinë si edhe vullnetin për ti thelluar ato. Të dy vendet tona janë anëtare të ANTO-s dhe bashkëpunojnë pa rezerva. Mes Greqisë dhe Shqipërisë është nënshkruar edhe traktati i miqësisë, bashkëpunimit dhe fqinjësisë së mirë. Ndryshe nga fryma e traktatit dhe vullneti politik i dyanshëm, ligji i luftës mbettë ende në fuqi dhe vijon të prodhojë disa nga efekte negative që lindin kur shtet janë në gjendje lufte. E dimë të tërë që më 28 tetor 1940 Greqia shpalli ligjin e luftës, pak më vonë kemi dekretin e përcaktimit si shtet armik.

Kontrolloni gjithashtu

Nuredin Ibishi

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, kërkoi që Bashkësia ndërkombëtare të marrë hapa të duhur në veri

Njohësi i çështjeve të sigurisë,  Nuredin Ibishi,  ka deklaruar se veprimet e fundit në pikën …