Me akademi përkujtimore shënohet 20 vjetori i rënies së Dëshmorit të Kombit Nehat Curri

Dëshmorët janë të të gjithëve, ata u bënë themeli i Lirisë, Pavarësisë dhe shtetit tonë, e ëndrrave dhe idealeve, janë lavdia dhe krenaria e kombit që sot të kemi vendin tonë të lirë, të mirë dhe më të drejtë për të gjithë qytetarët. Sot në 20 vjetorin e rënies, nderë iu bë Dëshmorit Nehat Curri me zbulimin e pllakës përkujtimore në vendin e rënies përkatësisht në fshatin Malinë të Maqedonisë së Veriut nga Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, familjarit të Dëshmorit Nehat Curri dhe Kryetari i Komunës Çair të Shkupit Visar Ganiu. Pas Homazheve të Dëshmorëve në fshatin Malinë të Maqedonisë së Veriut, vepra e Dëshmorit Nehat Curri u përkujtua me Akademi përkujtimore në Han të Elezit. Aty ishin tubuar familje të dëshmorëve të kombit, familjarë të dëshmorit Nehat Curri, bashkëluftëtar të Nehatit, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së e përfaqësues të institucioneve publike lokale. Në hapje të kësaj akademie për biografin e Dëshmorit Nehat Curri fjalë rasti tha Profesor Fadil Curri i cili tha se në Kompleksin Memorial të Hanit të Elezit në Puset e Nikës, fole e UÇK-së e këtyre anëve, gjendet edhe varri i Nehat Currit, dëshmorit që gjeti vdekjen në malet e Karadakut të Shkupit. Nehat Curi u lind në Shkup më 1978 në familjen e prindërve Rushan e Xhemile me prejardhje nga Dërmjaku i Hanit të Elezit dhe Kërbliqi i Kaçanikut. Familjet e prindërve kishin histori dinjitoze të vuajtjes dhe të flijimit për atdhe, si nga nëna, ashtu edhe babai. Ai iu bashkua njësitit të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare të Maqedonisë, të prirë nga komandant Teli i lavdishëm. 21 Qershorit do të shënohet e nderohet si përvjetor i rënies së dëshmorit Nehat Curri ndërsa në vendin e rënies në Karadak të Shkupit pllaka përkujtimore do të të jetë simbol në shënimin dhe nderimin e figurës së tij. Ndërsa Kryetari i Komunës Rufki Suma në fjalën e tij tha se sot shënojmë 20 vjetorin e rënies së dëshmorit Nehat Currii cili ra dëshmorë më 21 qershor të vitit 2001, në malet e Karadakut, përkatësisht ne fshatin Malinë të Maqedonisë u bë shpalosja e pllakës përkujtimore. Jo vetëm Nehati, por familja e gjerë Curri dha një kontribut te jashtëzakonshëm në luftërat Çlirimtare shqiptare si me pjesëmarrje direkte ne luftë, ashtu edhe në furnizimin e shumë njësive të UÇK-së me armatim dhe pajisje tjera luftarake. Pas përfundimit të luftës në Kosovë dhe Çlirimit te saj nga okupatori serb, u shtrua nevoja që edhe shqiptarët ne Maqedoni të luftojnë për liri dhe të drejtat e saja. Andaj qe nga janari i vitit 2001 në Maqedoni, e me saktësisht ne fshatin Tanush filloi organizimi ushtarak i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare ku edhe filluan luftimet e para mes Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe forcave sllavomaqedone. Nga 16 shkurti i vitit 2001 në rajonin e Karadakut të Shkupit, pikërisht në Malinë e Tanushë ranë dëshmorë, Muzafer Xhaferi, Gazmend Arifie Nijazi Sinani nga Tanusha, Shpend Mazrekaj nga Deçani, Elham Curri nga Hani i Elezit, Qemal Shaqiri nga Hasanbegu dhe Nehat Curri nga Shkupi. Pas luftimeve ne Tanushë e Malinë, zjarri i luftës u përhap edhe ne rrethinën e Kumanovës si në Lipkovë, Sllupqan, Mateq, pastaj ne rrethin e Tetovës, ne Greqan e Nikishtan, Radushë, Nerasht, Haraqinë e vende te tjera te Maqedonisë. Të nderuar pjesëmarrës në këtë 20 vjetor të rënies së dëshmorit Nehat Curri, në 23 vjetorin e sakrificës dhe heroizmit të familjes Jashari dhe komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari, shprehim mirënjohjen dhe respektin për shqiptarët e të gjitha trojeve shqiptare sepse kudo që gjendeshin ata, i bashkuan armët, hapen zemrat, lanë anash ndarjet dhe hidhërimet dhe kështu shënuan unitetin e pa parë ndonjëherë ne historinë e saj dhe me një luftë te përbashkët të të gjithë shqiptarëve ku do qe ishin ata, për pak vite zhvilluan tri luftëra Çlirimtare me çka Kosovës i sollën lirinë dhe pavarësinë e saj e gjithashtu edhe ne Maqedoni shqiptarët fituan të drejtat e tyre, ndërsa në luginë të Preshevës edhe përkundër luftës së zhvilluar atje, shqiptarët ende nuk i gëzojnë të gjitha të drejtat që i takojnë. Por vetëm të bashkuar duke i lënë anash ndarjet politike, interesat personale, ndarjet në klane e regjione, ne mund të ecim përpara deri ne realizimin e amanetit te dëshmorëve e që ishte bashkimi i të gjithë shqiptarëve në një shtet te përbashkët. Te nderuara familje te dëshmorëve te kombit, e nderuara familje e dëshmorit Nehat Curri, Ju duhet te jeni krenar për te afërmit tuaj dëshmorë, sepse ata edhe pse nuk i kemi sot në mesin tonë, ata ishin si qiriri i cili vetë digjet e shkrihet për ti bërë të tjerëve dritë, andaj ata sot nuk janë fizikisht ne mesin tonë, por ata sot po na bëjnë dritë që ne të punojmë e të jetojmë te lirë. I përjetshëm qoftë kujtimi për dëshmorin Nehat Curri,tha kryetari i komunës Rufki Suma. Të pranishmit me fjalë rast i përshëndeti edhe Kryetari i Komunës Çair të Shkupi Visar Ganiu. Edhe Ganiu në fjalën e tij shprehu madhështinë e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, si dhe vlerësoi në piedestalin më të lartë sakrificat e Dëshmorëve të Kombit. Familja Curi, është familje emblematike e cila dha kontributin e jashtëzakonshëm në luftërat çlirimtare të kombit tonë dhe për këtë do tu jemi mirënjohës përgjithmonë tha Ganiu. Kjo ngjarje ishte rast që familja e Dëshmorit Nehat Curri të nderohet me “Mirënjohje” nga Komuna e Hanit të Elezit e cila iu dorëzua vëllezërve të dëshmorit. Akademia përkujtimore u përmbyll me pika muzikore të solistëve Avni Bushi dhe Milaim Mezini, ndërsa të gjithë pjesëmarrësit bënë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Pustenik.

Fotografia e Komuna Hani i Elezit

Kontrolloni gjithashtu

Nënkolonel Besnik Fana, shpallet “Qytetar Nderi” i Deçanit

Nën kujdesin e kryetarit të Komunës, z. Bashkim Ramosaj, dhë nënkryetarit, z. Sami Cacaj, u …