Në vazhdën e aktiviteteve të Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport në komunën e Vitisë për ti nderuar Dëshmorët e Kombit me rastin e 5 Majit-Ditës së Dëshmorëve të Vitisë, u zhvillua një ndeshje reviale në mes të klubit të Basketbollit Vitia 06 dhe Ekipit Ndërlidhës të KFOR-it amerikan(LMT). Pjesë e këtyre aktiviteteve ishte edhe Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport Valmir Sahiti. “Faleminderit Klubit të Basketbollit Vitia 06 për organizimin e mrekullueshëm të kësaj ndeshje. Një falënderim i veçantë për KFOR-in amerikan i cili iu bashkua aktiviteteve të DKRS-së për ti nderuar dëshmorët e Vitisë.
Respekt e mirënjohje e përjetshme SHBA-ve!
Lavdi Dëshmorëve të Kombit”, u shpreh drejtori Sahiti. Ndryshe, nesër do të mbahet një seancë solemne prej orës 09:30, ndërsa homazhe tek varrezat e dëshmorëve do bëhen prej orës 10:00.