Me aktivitete të ndryshme arsimore, tematike e kulturore, kudo në trojet tona shënohet, 7 Marsi Dita e parë e shkollës shqipe

Më 7 mars shënohet Dita e parë e shkollës shqipe. Ajo u hap  më 7 mars të vitit  1887. Mësuesi i parë ishte Pandeli Sotiri, rilindësi dhe arsimuesi  i mirënjohur shqiptar. Ai  së bashku me Petro Nini Luarasin mori mësimet e para në Qestorat nga Koto Hoxhi. Në hapësirën shqiptare po shtoheshin pa reshtur shkolla të huaja sidomos ato greke si dhe shkolla fetare të ndryshme. Dërgimi i Pandeli Sotirit në Korçë ishte një mision i rëndësishëm historik, jo vetëm thjeshtë një emërim mësuesi apo drejtori. Misioni Pandeliut ishte të drejtonte e të zhvillonte vetë punën e mësuesit të gjuhës shqipe. Kjo shkollë do të ishte kombëtare në të gjitha pikëpamjet dhe laike njëkohësisht, do të ishte shkolla e të gjithëve. Do të organizonte shoqërinë të shërbente për të ruajtur dhe zhvilluar gjuhën shqipe. Rrethi i Korçës po tregonte një interes të theksuar. Dita e parë e shkollës, më 7 mars 1887 ishte kthyer në një festë të vërtetë popullore për të gjithë qytetin. Atë ditë u paraqitën 35 nxënës më vonë arriti në 60 nxënës, e vitin e dytë në 200 nxënës. Përpara nxënësve, prindërve e atdhetarëve të tjerë që erdhën në këtë ngjarje të shënuar jo vetëm për Korçën por për mbarë vendin, mbajti fjalim Pandeli Sotiri i cili foli në mënyrë të veçantë për interesimin e fëmijëve, për shkollën e gjuhën shqipe. Ai ishte jo vetëm një mësues i dashur por edhe frymëzuesi i tyre.

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …