Me aktivitete të ndryshme është kremtuar Dita e Shkollës Fillore e Mesme e Ulët “Ahmet Delia” në Skenderaj

Me aktivitete të ndryshme, të organizuara nga nxënësit duke ekspozuar punimet e tyre kreative nga lëndët mësimore dhe mësimdhënësit, është kremtuar Dita e Shkollës Fillore e Mesme e Ulët “Ahmet Delia” në qytetin e Skenderajt, ku kanë marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtorët Kastriot Duraku (Drejtoria e Arsimit) dhe Ismet Aliu (Drejtoria për Buxhet e Financa). Kryetari Nura u ka uruar me këtë rast të gjithë nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve, Ditën e Shkollës, në përvjetorin e 16 të saj, duke iu dëshiruar suksese të reja në procesin edukativo-arsimor.

No photo description available.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …