Me aktivitete të ndryshme në Viti u shënua 1 Gushti – Dita e mërgatës  

 

Aktivitete të ndryshme e kanë karakterizuar Vitinë, duke filluar me Panairin “Ti ruajmë vlerat tona tradicionale”, për të vazhduar më pas edhe me Festivalin e këngës për fëmijë “Cover Fest”, si dhe me ekspozitën e Shkurte Ramushit. Në orët e mbrëmjes është shfaqur një koncert i përgatitur nga Ansambli i këngëve dhe valleve “Kemajl Azizi”, ku u përcoll nga një numër i konsiderueshëm i mërgimtarëve të komunës së Vitisë, të cilët po kalojnë pushimet në Kosovë. Të pranishmëve iu është drejtuar me një fjalë rasti edhe kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, i cili ka falënderuar mërgatën për gjithë mbështetjen që po japin në vendlindje. Kryetari Haliti së bashku me të pranishmit, kanë bërë një shëti nëpër shëtitoren e mërgimtarëve në Viti, me çka janë përmbyllur edhe aktivitetet  për “Ditët e Diasporës”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …