Sot me aktivitete të ndryshme po shënohet Dita Kombëtare e Personave të Zhdukur. Ato kanë filluar në ora 11.00 me homazhet te Monumenti i Personave të Zhdukur, organizuar nga Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur. Aktivitetet kanë vazhduar me Homazhe në Kompleksin Memorial në Mejë të Gjakovës rreth orës 13.00 si dhe me homazhe në Parkun Memorial “Të Zhdukurit me Dhunë nga Serbia” (Biblioteka Kombëtare). Aktivitetet për shënimin e Ditës Kombëtare të Personave të Zhdukur do të përfundojnë me homazhe dhe ndezje të flakadanëve në Kompleksin Memorial në Krushë të Madhe, në ora 19.00.
